Gazetar i mirënjohur, Fabrizio Romano ka shkruar se ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka qenë në në radarin e skuadrës së madhe italiane, Juventus, gjatë afatit kalimtar të Verës.
Shumë skuadra ishin interesuar për talentin tonë, por ka qenë skuadra franceze Lille që nuk e liroi.
“Edon Zhegrova ishte në radarin e Juventusit gjatë verës, por Lille nuk dëshiroi ta largonte futbollistin kosovar”, ka shkruar Romano.
Për Zhegrovën interesim kishte shprehur edhe Manchester United, por edhe kjo skuadër u refuzua nga Lille. /Ballkani.info








