Masimilano Allegri

Fabrizio Corona publikon provat: Allegri në kazino, fitoi 30 mijë euro me një dorë

Fabrizio Corona nuk u ndahet figurave të njohura që janë të fiksuar pas basteve apo pas kumarit.

Paparaci i njohur, këtë herë ka bërë publike një video ku një informator i tij, tregonte foto të Masimiliano Allegrit, trajnerit aktual të Juventusit, teksa luante në kazino.

Informatori i tregonte Koronës se Allegri kishte luajtur shuma të mëdha, teksa kishte fituar një të tillë prej 30 mijë eurosh.

“Luante shumë, ishte në Montekarlo. Në një moment fitoi 30 mijë euro dhe i dha 3 mijë një personi në krah duke i thënë ‘mbaje, kjo është për faturën’. Fatura është skedina, ai i dha paratë për t’i paguar skedinën. Vinte shumë baste nga kazinoja për Serinë B. E ndiqte nga celulari, jam i sigurt 1000%”, tha informatori i Koronës.

Maks Allegri nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për lojërat në kazino, e ka pranuar edhe publikisht. Periudha për të cilën flitet në bashkëbisedimin e Koronës gjithsesi mund të jetë ajo kur trajneri ishte i papunë, larg Juventusit.