Fabinho mund të rikthehet në Francë

Aventura e Fabinhos te Liverpool mund të përfundojë shumë shpejtë.

Kjo është ajo që të paktën shkruajnë mediat franceze, sipas të cilave braziliani mund të rikthehet sërish në Francë, por këtë herë të PSG dhe jo te Monaco.

Kampionët në fuqi të Ligue 1, mund të bëjnë një ofertë për brazilianin, i cili ka gjetur pak hapësira në “Anfield Road”.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë skuadra nga kryeqyteti, e cila edhe më parë ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit, kur ai luante me Monaco.

25-vjeçari gjatë verës la skuadrën nga principata për të kaluar në Angli për shumën e 45 milionë eurove, por ende nuk është përshtatur me skemat e Jurgen Klopp.