Fabian Ruiz nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Napolin

Fabian Ruiz vazhdon të provokojë nervat e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke refuzuar për të disatën herë rinovimin e kontratës me klubin e kaltër.

23-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës së Napolit nga viti 2018, duket se dëshiron të ndryshojë ambient dhe skuadrat që interesohen për të nuk mungojnë.

Sipas mediave italiane, spanjolli nuk dëshiron të rinovojë, pasi nuk do që të ndryshojë shuma prej 100 milionë eurosh në klauzolën e tij, shifër që favorizon jo pak ekipet që interesohen për të, përfshi këtu edhe Real Madridin, që ka kohë në ndjekje të mesfushorit.