FA hap hetim ndaj Bernardo Silvas për fyerje raciste ndaj bashkëlojtarit Mendy

Anësori i Manchester Cityt, Bernardo Silva është akuzuar për sjellje të pahijshme nga Federata e Futbollit për postimin e tij në rrjetet sociale në lidhje me shokun e tij të skuadrës, Benjamin Mendy.

Ky mesazh, edhe pse shoqëror dhe në formë shakaje nga Silva, nuk ka mbetur pa u dënuar nga Federata Angleze e Futbollit.

Një deklaratë në faqen zyrtare të kësaj federate njofton se ylli portugez akuzohet për komentet e tij dhe mund të përballet me dënim prej gjashtë ndeshjeve mos-lojë.

“Bernardo Silva është akuzuar për sjellje të pahijshme për një shkelje të Rregullës E3 të FA në lidhje me një postim në rrjetet sociale më 22 shtator 2019”.

“Veprimtaria e lojtarit të Manchester Cityt shkel rregulloren E3 (1) pasi ishte fyese ose e pahijshme”.

“Veprimtaria përbën një” Shkelje të Rëndë “, e cila përcaktohet në Rregulloren e FA (E) (2), pasi ajo përfshin referencë, qoftë e shprehur apo e nënkuptuar, për racën, ngjyrën ose origjinën etnike”.

Bernardo Silva pastaj fshiu postimin.

loading…