Evropa e vetme drejt taksës dixhitale

Nëse diskutimet në nivelin e OECD mbi taksimin e kompanive dixhitale si Amazon dhe Google dështojnë, Evropa do të vijojë e vetme në këtë drejtim tha shefi i politikave industriale pranë Bashkimit Evropian Thierry Breton.

“Nëse një marrëveshje nuk arrihet, këtë çështje do ta dërgojmë në nivel të Komisionit Evropian,” tha Breton ditën e Hënë.

Ai shtoi se vendet Evropiane të cilat më përpara nuk kanë gjetur akordin për një taksë dixhitale tashmë ndajnë të njëjtin mendim.

Katër muaj më parë ishte Komisioneri për Çështjet Ekonomike Paolo Gentilioni i cili tha se Komisioni synon të arrijë një akord deri më 2020, por nëse nuk është e mundur kjo, misioni do të jetë për të propozuar një taksë në Evropë e cila nuk është e gatshme të presë gjatë.

Megjithatë autoritetet janë përballur me kundërshtimin e hapur të gjigantëve të teknologjisë. Google, Facebook dhe Amazon janë shprehur kundër taksës përballë Zyrës Amerikane të Tregtisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë Amerikane.