Evertoni

Evertonit i hiqen dy pikë pasi i theu rregullat e Premier Ligës

Evertoni e ka pësuar një goditje të rëndë pasi iu hoqën pikët për shkak se i theu rregullat e Premier Ligës.

Klubit nga Liverpooli iu hoqën dy pikë pasi i theu rregullat e profitit dhe substanciale gjatë sezonit të kaluar, njofton BBC.

Kjo është hera e dytë që klubi i kaltër dënohet pasi paraprakisht i ishin hequr gjashtë pikë, por që pas ankesës së suksesshme i ishin zbritur në katër.

Ky dënim ia prish punët mjaft shumë Evertonit, i cili rrezikon të bie nga Premierliga pasi gjendet shumë afër zonës që çon në Championship.