Evertoni afër transferimit të Moise Kean

Evertoni është shumë afër që ta transferojë Moise Keanin nga Juventusi në këtë afat kalimtar.

Skuadra angleze e dëshiron sulmuesin 19-vjeçar, mirëpo Zonja e Vjetër po insiston që në marrëveshje të përfshihet edhe klauzola për ri-blerjen e lojtarit.

Sky Sports raporton se marrëveshja në mes të dyja klubeve është afër finalizimit, pasi Gonzalo Higauin ka refuzuar që të kalojë te Roma dhe me Mario Mandzukicin që është ende në skuadër.

Ka disa ditë që raportohet në mediat italiane se Bianconerët e duan shitjen e Kean, por vetëm nëse në marrëveshje përfshihet klauzola për ta ri-blerë lojtarin.

Arsenali, Borussia Dortmund, Fiorentina, Ajax, Barcelona dhe Wolverhapton Wanderers, thuhet se janë në garë për transferimin e sulmuesit italian, mirëpo Evertoni po i prinë garës.

Kean në sezonin e kaluar bëri 17 paraqitje në Serie A, duke shënuar shtatë gola, ndërsa kampioni i Serie A-së pritet t’i përfitojë 35 milionë euro në marrëveshjen për ta rikthyer pas dy apo tri sezonesh.

loading…