European Open: Zekaj mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë

Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun e xhudos “European Open, por e lëshoi mundësinë ta fitonte të artën pasi u mposht në finale nga Anton Savytskiy të dielën.

Shpati Zekaj është fituesi i medaljes së argjendtë në kategorinë -100 kilogramë në turneun e xhudos “European Open” në Kroaci.

Kjo ishte medalje e parë e tij në garat seniore në xhudo, pasi deri tani ai ka garuar si junior.

Zekaj e pati një ditë mbresëlënëse në Zagreb, pasi e arriti finalen në kategorinë e tij duke i fituar katër luftëra radhazi.

Por ai u mposht në finale nga xhudisti ukrainas.

Kjo do të jetë medalja e tij e parë në karrierë dhe pikët e para në ranglistën botërore të xhudos.