Euronews: Tri arsyet pse ligji për Ballkanin Perëndimor u propozua nga senatorët amerikanë

Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) do të luajë rol kyç në lidhjen ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kanë thënë burime diplomatike të Washington-it për Euronews në gjuhën serbe.

Kjo në kontekstin e prezantimit të Projektligjit për Demokraci dhe Prosperitet në Ballkanin Perëndimor që u dorëzua nga një grup senatorësh amerikanë kohëve të fundit, përcjell “Reporteri.net”.

Zyra e DFC-së që para disa vitesh u hap edhe në Beograd mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar në Washington me ish-presidentin Donald Trump dhe autoriteteve serbe, por që deri më tani nuk është se ka nisur të merr efektin e proklamuar. Aty thuhej se Serbia, përmes granteve dhe agjencive, do të kishte në dispozicion rreth 400 milionë euro.

Sipas burimeve të Euronews, një grup senatorësh po kërkon nga Shtëpia e Bardhë që të fuqizojë rolin dhe prezencën e DFC-së në Evropë dhe në rend të parë në Ballkanin Perëndimor, me hapjen e më shumë zyreve të tilla rajonale.

Këto burime i thonë mediumit publik evropian, se Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar që nëse ka për synim fuqizimin ekonomik të rajonit, duhet të ketë zyre të tjera të DFC-së anekënd rajonit.

Ligji që u paraqit javën e kaluar u shkrua bashkërisht nga senatorët demokratë e republikanë, siguron po ashtu edhe asistencë për luftën kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas mendimit të senatorëve, Departamenti i Shtetit duhet të ofrojë ndihmë konkrete dhe praktike për Serbinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën, në mënyrë që të luftohet korrupsioni, të arrihet përparim ekonomik dhe të afrohen më shumë me BE-në.

Për ta siguruar këtë do të formohet një njësi kundër korrupsionit që do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet në Ballkan, thotë mediumi.

Tri arsye janë kryesore, sipas burimeve diplomatike, pse senatorët propozuan këtë ligj.

E para është se senatorët besojnë se Ballkani duhet të jetë në top prioritet të politikës së jashtme amerikane. Gjatë vizitës në rajon këtë pranverë ata kanë vërejtur edhe vet mangësinë në rajon se liderët së ardhmes të rajonit më shumë duan të ikin nga vendi se sa të gjejnë arsye të rrinë e të nisin biznese e të fuqizojnë vendet e tyre.

Ka gjithahstu shqetësime në rritje rreth ndikimit të administratës së Vladimir Putin në rajon si dhe kanë hetuar se ky ndikim është edhe më në rritje që nga pushtimi i Ukrainës, thanë burimet.

Serbisë i duhet të zgjedhë

Autoritetet në Washington, sipas senatorëve, duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe influencës së Moskës në ngjarjet në rajon. Sipas kongresit, administrata e Putinit “është e gatshme të shkaktojë kaoz dhe destabilitet në Ballkanin Perëndimor për të mbuluar dështimet e saj në Ukrainë”.

Prandaj edhe disa senatorë po kërkojnë nga Shtëpia e Bardhë që të ndihmohet rajoni t’o rezistojë Rusisë, qëllimi i së cilës, sipas Washington-it, është të parandalojë rajonin të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Një burim i Euronews nga Washingtoni thotë se ndikimi më i madh i Rusisë është në Serbi dhe se këtu duhet të përqendrohet vëmendja e Shtëpisë së Bardhë.

Kongresi, siç u tha, u inkurajua nga reagimi i Beogradit në fillim të luftës në Ukrainë, kur Serbia mbështeti rezolutat e OKB-së dhe dënoi lëvizjet e Rusisë.

Washingtoni nuk e harroi një reagim të tillë, siç thanë, por tani Beogradi duhet të tregojë vendosmëri.

“Serbia duhet të vendosë nëse e sheh të ardhmen e saj në partneritete afatshkurtra me presidentin Putin apo në marrëdhënie të begata me BE-në”, është qëndrimi i senatorëve amerikanë, të cilin e përcjellin burimet diplomatike të Euronews.

Sipas burimeve nga Washingtoni, Ligji për Demokraci dhe Prosperitet të Ballkanit Perëndimor duhet të ndihmojë Serbinë dhe rajonin që të çlirohen nga ndikimi rus, veçanërisht kur bëhet fjalë për ekonominë dhe energjinë.

Siç theksoi senatori demokrat Jean Sheikin në prezantimin e këtij drafti në faqen e saj të internetit, “mes luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe ambicieve të qarta të Putinit për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore, marrëdhënia e ShBA=së me Ballkanin Perëndimor është vendimtare”.

“Ligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet midis ShBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që lufton korrupsionin, përmes miratimit të një ligji të posaçëm për sanksionet ndaj aktorëve destabilizues. E gjithë kjo hap rrugën për integrime më të gjera euroatlantike”, tha ai.

Projektligjji u mbështet nga senatori republikan Roger Wicker, si dhe senatorët Dick Durban, Tom Tillis, Chris Van Hollen, Ben Cardin dhe Chris Murphy.

Në prill, vetëm pak javë pasi Christopher Hill mori detyrën si ambasador i ShBA-së në Serbi, ishin Sheikhin, Tillis dhe Murphy ata që vizituan Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, gjë që ishte, siç vlerësuan analistët në atë kohë, një shenjë e qartë e një politikë më e angazhuar e ShBA-së ndaj rajonit, transmeton “Reporteri.net”.

Rikthimi i fokusit në Ballkanin Perëndimor

Vetë ardhja e Joe Biden në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kontribuoi në kthimin e Ballkanit Perëndimor në fokusin e politikës së jashtme amerikane dhe kjo u bë veçanërisht e theksuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe tensioneve në Tajvan.

Në ngjarje të tilla të trazuara globale, është rritur interesi i ShBA-së për të tërhequr më shumë nga Ballkani Perëndimor, i cili perceptohet si një zonë e rrezikshme.

Që Amerika aspiron të ketë ndikimin më të fortë në këtë rajon është edhe më e sigurt pasi një grup senatorësh nga partia Demokratike dhe Republikane paraqitën një projektligj që ka të bëjë pikërisht me këtë rajon.

Se ndoshta një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Serbisë, e cila është gjetur në një pozitë veçanërisht të ndjeshme për shkak të luftës në Ukrainë, ka treguar edhe emërimi i Christopher Hill-it si ambasador në Beograd.

Ky diplomat me përvojë “e ndërpreu” pensionimin dhe filloi mandatin e tij në mes të krizës që kaploi Europën. Ai konsiderohet një njohës i mirë i rajonit dhe një njeri që ka një “marrëdhënie të nivelit të lartë” me Sekretarin e Shtetit dhe Presidentin amerikan.

Disa javë pas mbërritjes së tij në Beograd, një numër zyrtarësh amerikanë mbërritën, pasi Senatorët Shekhin, Tillis dhe Murphy, Karen Donfried, Ndihmës Sekretarja e Shtetit e SHBA nga Byroja për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, vizitoi gjithashtu Ballkanin Perëndimor.