Euronews: Partitë kosovare arrijnë koalicionin duke iu dhënë fund muajve të pasigurisë

Agjencia e lajmeve e njohur Euronews ka shkruar për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së për bashkëqeverisje.

Ata shkruajnë se dy partitë më të mëdha në vend kanë arritur marrëveshjen të dielën duke i dhënë fund katër muajve të bllokimit politik të vendit.

“Vetëvendosje e krahut të majtë VV dhe LDK e qendrës së djathtë dolën në krye të zgjedhjeve parlamentare të tetorit. ‘ Tani kemi marrëveshjen. Do të qeverisim së bashku’, kishte shkruar Kurti në Facebook”

“Ata do të qeverisin me formacione më të vogla në mënyrë që të marrin shumicën e kërkuar prej 61 deputetëve. Zgjedhjet e parakohshme në tetor u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj, e cila ndodhi pasi ai u thirr nga Prokuroria Speciale në Hagë. Komiteti I vendimmarrjes i LDK-së, tashmë e miratoi marrëveshjen në një votim të dielën pasdite, me vetë komitetin e VV-së që pritet të bëjë këtë gjatë ditës”, raporton Euronews.

Ata me tej shkruajnë se Qeveria e re e dalë nga ky koalicion do t’i nënshtrohet miratimit parlamentar të hënën.