korrupsioni

Eurodeputeti gjerman godet liderët kosovarë: Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

Eurodeputeti gjerman, Markus Ferber, ka deklaruar se korrupsioni, mosbesueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë, janë duke e penguar liberalizimin e vizave.

Kurse Markus Ferber, deputet në Parlamentin Evropian, theksoi se korrupsioni, mosbesueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë, janë duke e penguar liberalizimin e vizave.

Ai, gjithashtu, theksoi se elita politike e Kosovës është duke përdorur standarde të dyfishta me popullin e tyre, duke i punësuar familjarët, kurse popullin janë duke e lënë në rrugë.

Ferber, gjithashtu, theksoi se asnjëherë nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit.

Ai i numëroi shumë ministra të Qeverisë Haradinaj që janë të korruptuar dhe kane dosje në gjykata, megjithatë vazhdojnë ta udhëheqin me vendin.

Ndërsa, Ilir Seferi potencoi se nëse është kështu, atëherë futbollistët francezë do të duhej të sanksionohen, pasi që Michelle Platini është i korruptuar.

Sido që të jetë, Markus Ferber theksoi se Parlamenti Evropian është i vetmi institucion evropian, i cili zyrtarisht ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.