EUROBASKET 2021: Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen e nesërme Kosova – Britania e Madhe

Kosova do të luajë të mërkurën mbrëma me Britaninë e Madhe në ndeshjen parakualifikuese të Eurobasket 2021. “Dardanët” do ta kërkojnë fitoren e parë në këtë fazë pas humbjes së pësuar më 3 gusht nga Luksemburgu

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke i bërë të gjitha përgatitjet për ta organizuar sa më mirë ndeshjen e fazës parakualifikuese të Eurobasket 2021 ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Dhe, shtëpia e basketbollit kosovar sot e ka zbuluar edhe çmimin e biletave për ndeshjen e rëndësishme të “Dardanëve”, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në Palestrën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:30.

“Për ndeshjen e madhe kundër Britanisë së Madhe, biletat do të mund t’i bleni në sheshin e Mitrovicës, pranë bustit të Isa Boletinit, nesër nga ora 11:00. Çmimi është 2 Euro. Ju presim!”, njofton FBK-ja.