Statistikat

EURO 2024/ Spanja kundërshtari i padëshiruar, Shqipëria nuk njeh asnjë fitore me iberikët

Spanja do të ishte një kundërshtar i padëshiruar për çdo kombëtare europiane në EURO 2024. Fati e deshi që iberikët të jenë në grupin e Shqipërisë, duke ia bërë kuqezinjve edhe më të vështirë “jetën” në Grupin B.

Statistikat janë totalisht në kahun e Spanjës. Në të shkuarën Shqipëria regjistron tetë përballje me Spanjën, ku të teta janë fituar nga iberikët. Pra, Shqipëri në asnjë rast nuk ia ka dalë që të marrë qoftë edhe një barazim ndaj Spanjës.

Vetëm një nga duelet ka qenë miqësore, ai i 26 marsit të vit 2022, ku kuqezinjtë u mundën në shifrat 2-1. Me iberikët humbjet janë të hidhura, ku spikat ajo e 19 dhjetorit të 1990-ës në shifrat 9-0.