EURO 2020, datat e çerekfinaleve, oraret dhe stadiumet ku do të luhen

Ndoshta është faza më kulminante e Kampionatit Europian. Tashmë kemi arritur në çerekfinale ku vetem 8 skuadra kanë mbetur në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të madh të Euro 2020.

Edhe pse u eliminuan disa pretendentë, janë ende të tjerë në lojë për të thënë fjalën e tyre dhe vetëm dy ditë pushim do të na ndajnë sërish nga emocionet e mëdha.

Sfidat çerekfinale do të nisin me 2 Korrik dhe do të jenë dy dite më ndeshje intensive ku e para do të jetë ajo mes Zvicrës dhe Spanjës. Në orën 18:00 në Shën Petërsburg do të jetë radha e Shaqirit të tregojë vlerat pasi Xhaka është i skualifikuar dhe nuk do të jetë në fushë.

Në 21:00 të po kësaj date, do të luhet supersfida Itali-Belgjikë. Në “Allianz Arena”, do të luhet ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale ku dy skuadra pretendente si te kaltërit dhe “djajtë e kuq” do të bëjnë gjithçka për një vend në gjysmefinale.

Më 3 Korrik jane dhe dy përballjet e tjera çerekfinale ku e para do të jetë ajo mes Çekisë dhe Danimarkës, një çift surprizë, më shumë ekipi çek teksa Danimarka pritej pasi janë prej kohësh ekip i konsoliduar.