Etrit Berisha: Kosovarët kanë hapur shtëpitë për njerëzit e prekur, familjarët e mi…

Tërmeti shkatërrues në Shqipëri ka sensibilizuar në masë një numër të madh njerëzish për t’iu ardhur në ndihmë personave më në nevojë.

Ndërkohë, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se shumë kosovarë kanë hapur dyert për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

“Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi e madhe, sepse lëkundjet vetëm vazhdojnë, nuk ndalojnë. Populli është i frikësuar nga kjo situatë, dhe e keqja është se ato vazhdojnë. Ndihma po vjen nga të gjitha anët, dhe në veçanti populli kosovar po ndihmon shumë. Ata kanë filluar të marrin në shtëpitë e tyre shumë shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. Në këtë situatë kaq të vështirë, ky gjest është shumë i bukur. Gjithashtu edhe Lacio ka qenë gjithmonë afër këtyre situatave. Ata kanë filluar të mbledhin fonde dhe me këtë gjest kanë treguar se janë një klub i madh dhe një ekip që gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë.  Kam folur me miq në Durrës dhe më kanë thënë se kishte lëkundje për 30 sekonda, të cilat dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që ndodhen në Prishtinë i kanë ndjerë lëkundjet dhe dolën në rrugë natën duke qëndruar në makina, për të qenë më të sigurt”, u shpreh Etrit Berisha.