Eto’o këshillon Salahun t’i bashkohet Barcelonës

Që kur mbërriti në radhët e Liverpoolit, Mohamed Salah është kurorëzuar si një nga futbollistët më më të fortë në botë.

Pasi fitoi Championsin me “The Reds”, egjiptiani mund të vendosë ta zhvillojë karrierën në një tjetër klub të madh europian.

Për ta këshilluar që të marrë një vendim sa më të mirë për të ardhmen e tij ka ndërhyrë në mikrofonin e BBC sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o.

“Salah i ka të gjithë cilësitë për të qenë një nga futbollistët më të mirë në botë. Nëse do të ketë mundësi të luajë në kampionatin më të mirë në botë, që është ai spanjoll, duhet të firmosë me Barcelonën. Real Madridi më dha mundësinë të largohesha nga Afrika, por mendoj se stili i lojës së Barcelonës është më i përshtatshëm për të.”