Essien këshillon Loftus-Cheek të mos largohet nga Chelsea

Ruben Loftus-Cheek po vuan të gjejë hapësira te Chelsea, por ish mesfushori i “The Blues”, Michael Essien i ka thënë 22 vjeçarit të mos largohet dhe të luftojë për vendin e tij.

Loftus-Cheek  ishte i huazuar sezonin e kaluar te Crystal Palace duke fituar edhe një vend te kombëtarja e Anlgisë në Kupën e Botës, por ka dështuar të vazhdojë formën e mirë edhe te Chelsea, shkak për këtë është bërë edhe transferimi i Jorginhos dhe Kovacic te klubi londinez, ndërsa dhe Barkley është preferuar nga trajneri Maurizio Sarri.

Por, për Essien mesfushori anglez nuk duhet të heq dorë nga Chelsea.

“Ai duhet të qëndrojë. Kur luani për Chelsean duhet ta dini se do të përballeni me shumë konkurrencë.  Por duhet të punoni shumë për të fituar vendin e juaj. Ka shumë mesfushorë të mirë te Chelsea por gjithçka është në dorën e tij”, tha Essien.

Loftus-Cheek gjatë sezonit të kaluar pati shënuar dy gola në 24 paraqitje me Crystal Palace në Premier League.