Futboll

Eskalon situata në Beograd, tensione në mes tifozerive

Liverpooli po e zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.

Kundërshtar i skuadrës angleze është Crvena Zvezda, ndërsa sfida po zhvillohet në Beograd.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundon 2:0 në të mirë të Zvezdës.

Rreth 1 mijë tifozë anglez janë të pranishëm në stadiumin ‘Marakana’ të Beogradid të cilët po iu japin zemër Liverpoolit.

Telegraf.rd raporton se pas golit të dytë të Zvezdës, ka eskaluar për pak minuta situat në stadium. Tifozeritë serbe dhe angleze kanë dashur që ti qerojnë hesapet.

Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që situata të normalizohet.