Eskalon Mauro Icardi, tenton të hyjë në hotelin ku ndodhej Wanda Nara, ndërhyn policia

Kthimi i Mauro Icardit në Argjentinë me synimin për të rifituar zemrën e Wanda Nara nuk shkoi aspak siç e imagjinonte. Gjërat u përkeqësuan deri në atë pikë sa që sulmuesi i njohur i Galatasaray u pengua që të hynte në hotelin e saj në Nuñez, në Buenos Aires.

Në mes të skandalit të L-Gante, Icardi është acaruar dhe sipas asaj që raportojnë miqtë e tij ka nxituar që të shkojë te ish-partnerja e tij, por u bllokua nga siguria.

Ish-lojtari i Interit ka mohuar gjithçka, por faqja argjentinase Gossipeame ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e skenës tronditëse që ka përfshirë edhe policinë.

Wanda Nara dha urdhrin për sigurinë: “Mos e lini Icardin të hyjë”. Me të mbërritur në hotelin e Ëandës, Icardi do të ndalohej nga personeli i sigurisë së ndërtesës që e pengoi atë të hynte.

“Ditën që Mauro mbërriti në Argjentinë, ata i shpjeguan se e kishte të ndaluar të hynte në hotel. Por më pas e lanë të hynte. Kishte një urdhër nga Wanda që nëse do të paraqitej ish-bashkëshorti i saj Mauro Icardi, ai duhej t’i kërkonte leje asaj”, shkruan Gossipeame./