Pas humbjes së sotme nga Prishtina, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka vazhduar me kritika të ashpra jo vetëm ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Tefik Maloku, por edhe ndaj analistëve nëpër studio televizive.

Ballkani është mposhtur sot 2-1 nga Prishtina në “Fadil Vokrri”, derisa Munishi e ka akuzuar gjyqtarin për penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes të cilën Besnik Krasniqi e shndërroi në gol.

“Une jom Baba per juve. Mi rofshi  b*** komplet analista , stratega dhe te gjithë komplet. Une jom Baba”, ka shkruar para pak minutash Munishi.

Me këtë humbje, Ballkani tash është në pozitën e dytë me 38 pikë, një më pak së Drita dhe me një ndeshje më shumë të suharekësve. /Ballkani.info/