Eskalon avokati i LVV-së, Tomë Gashi shpërndan ‘fake news’ për t’iu servilosur Kurtit

Tani kur Albin Kurti dhe qeverisja e tij po vlerësohen si të paaftë për menaxhimin e krizës sociale, për dialogun me Serbinë dhe dëmtimin e raporteve me SHBA-në, janë disa figura publike që kohë pas kohe tentojnë ta balancojnë këtë gjendje, madje duke shpërndarë edhe lajme të rreme.

Njëri nga ta është avokati Tomë Gashi, i cili më shumë njihet si avokati i Vetëvendosjes, që shpërndan edhe “fake news” duke dashur t’i “hyjë në hatër Kurtit”, shkruan Demokracia.com.

I njohur për sjellje të pahijshme publike, Gashi sonte e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook edhe një deklaratë krejtësisht të rreme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Meqenëse Gashi është edhe avokat është shumë e thjeshtë që të vërtetohet nëse ky “lajm” i publikuar është i saktë, mirëpo duket se ai këtë e ka bërë me qëllim për t’i vënë në lajthitje ata që nuk mund ta dinë të vërtetën.

Faktikisht është e kundërta e asaj që ka pretenduar të arrijë Gashi me këtë lajm të rremë. SHBA-ja, respektivisht Departamenti i Shtetit, si rrallëherë kanë dalë hapur kundër Kurtit dhe vendimit të tij për targat. Në një deklaratë për media, DASH-i është shprehur i zhgënjyer se nuk u përfillë kërkesa amerikane që për 10 muaj të shtyhet vendimi për ndërrimin e targave serbe me ato të Kosovës. /Demokracia.com/