Është jashtë formës, Piatek e fillon nga banka rezervë ndeshjen ndaj Genoas

Forma e Milanit në këto javë të para është shumë e keqe.

E si të mos mjaftonte kjo, në formë të dobët është edhe sulmuesi kryesor Piatek.

Ai nuk ka gjetur vetën në sezonin e ri edhe pse u prit shumë nga ai pas një gjysmësezoni shumë të mirë.

Trajneri Giampaolo ka vendosur ta ndëshkojë polakun, duke e lënë rezervë në ndeshjen kundër Genoas.

Në qendër të sulmit për “Rosonerët” do të luajë Rafael Leao, autor i një goli të bukur kundër Fiorentinës.

loading…