Prej vitesh të tëra, Juventusi akuzohet se favorizohet nga klasa e gjyqtarëve në kampionatin italian dhe madje për një skandal të tillë, u ndëshkua në 2006-ën me heqjen e dy titujve dhe zbritjen në Serie B.

Por polemikat nuk janë shuar as tani që po aplikohet VAR-i, pasi në disa raste, si derbi ndaj Torinos, por edhe finalja e Superkupës me Milanin, u tregua qartë se teknologjia nuk ndërhyri në rastet që ishin kundër skuadrës bardhezi.

Diskutimet për këtë çështje janë të shumta, ndërsa mbrëmë edhe mesfushori i Lazios, Lucas Leiva ka shpërthyer ndaj Giorgio Chiellinit, në momentin që gjyqtari kryesor akordoi një 11-metërsh në favor të Juventusit, në minutën e 88-të, kur sfida ishte mbërthyer në barazim 1-1.

“Është gjithmonë kështu”, ka thënë mesfushori brazilian, duke refuzuar të dëgjojë shpjegimet e Chiellinit, ndërsa videoja po bën xhiron e botës, duke u shndërruar në virale tashmë.

https://twitter.com/gemale76/status/1089655056452988929?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1089655056452988929&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Feshte-gjithmone-keshtu-reagimi-i-leivas-ndaj-chiellinit-po-ben-xhiron-e-botes-video%2F