“Është aktivizuar i tërë mekanizmi për me i njollosë arsimtarët”, Mirena thotë se Qeveria don t’i konfrontojë mësimdhënësit me prindërit

Analisti, Ilir Mirena, ka komentuar grevat e SBASHK-ut dhe mosarritjën e marrëveshjes me Qeverinë. Mirena tha se nuk është parë një luftë e tillë ndaj sindikatave dhe arsimtarëve të vendit.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për njollosje të grevave të punëtorëve të sektorit publik. 21:58 – Sot

 “Kurrë në Kosovën e pasluftës nuk është bërë një luftë kaq njollosëse kundër grevave kundër sindikatave. Është aktivizuar i tërë mekanizmi për me i njollosë arsimtarët dhe sindikatat”, ka deklaruar Mirena në Pressing të T7.

Gazetari po ashtu ka shtuar se qeveritarët po provojnë edhe të nxisin një konfrontim ndërmjet mësimdhënësve dhe prindërve.