Escobari sot vjen nga Beogradi në Prishtinë, takohet me krerët e shtetit

I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pritet të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Esocobar më pas nesër pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, një ditë para takimit të këtij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me ndërmjetësim të BE-së, pritet nënshkrimi i planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.

Escobari deri më tani ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me liderët atje, si dhe me opozitën serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka kërkuar nga të dy palët, që në takimin në Ohër, të tregojnë guxim dhe përgjegjësi.