Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në LOV ‘Buenos Aires 2018’ VIDEO

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Buenos Aires 2018’ në Argjentinë, në kategorinë deri në 44 kilogramë.

Xhudistja jonë pas një lufte të ashpër me Devi Thangjam të Indisë, pësoi humbje me poenë të artë, në çerekfinalen e Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Erza ishte duke avancuar pas dy vërejtjeve të kundërshtares, kampione e Azisë, por një gabim, si dhe lëndimi i pësuar në fytyrë bëri që ajo ta humb luftën.

Megjithatë, xhudistja jonë ka fituar me Iponn luftën e radhës me bullgaren Aleksa Georgieva, në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, kategoria deri në 44 kilogramë.

Pas Georgievas, Erza Muminoviq ka fituar edhe luftën e dytë në repesazh të xhudos ndaj xhudistes nga Azerbajxhani, Vusala Karimova, të cilën gjithashtu e mposhti me Ippon.