Futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti ka marrë vendim që ka braktisë Kosovën U21 aty ku ishte kapiten për t’ju bashkuar Shqipërisë.

Në kohën kur ai pritej të bëhej edhe pjesë e ekipit të parë të Kosovës, Brruti ka vendosur ta tradhtojë atë.

Siç merret vesh në këtë situatë ka ndikuar menaxheri i tij Eros Grazda, edhe ky futbollistë nga Kosova por që ishte pjesë e Shqipërisë në të kaluarën.

“E konfirmuar tashmë që Etnik Brruti ka tradhëtuar kombëtaren e Kosovës për të shkuar tek Shqipëria.

Përgjegjësi të madhe në këtë vendim ka menaxheri i tij, Eros Grezda i cili ka shfrytëzuar lidhjet e tij me FSHF-në për të kompletuar këtë lëvizje.

Erosi e të gjithë duhet ta dijnë se nuk duhet të preken futbollistët e kombëtares së Kosovës e asesi të joshen në këtë mënyrë siç ka bërë në rastin e Brrutit.

Turp për Erosin, turp për të gjithë menaxherët që punojnë për të keqën e kombëtarës së Kosovës.

Një gjë duhet ta keni të qartë, do vijnë Brruta e Brruta të tjerë të cilët nuk do të lejojnë që dëshira juaj të plotësohet.

E përjetshme është Kosova🇽🇰!”, ka shkruar Lorik Gashi.