Erion Veliaj

Eron Veliaj i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.

Përmes një postimi në Facebook ku ka ndarë edhe një fotografi krah tashmë të ndjerit, Veliaj tha se Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë.

“Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare – një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore. Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante.  Ngushëllime të sinqerta Helenës dhe familjes për këtë humbje të madhe. Pusho në paqe, i dashur Ismail”, ka shkruar më tutje Veliaj.