Ermal Krasniqi e Florent Hasani kanë debutuar sot si titullarë te skuadra e Rapid Bucurestit në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës turke Sakaryaspor.

Krasniqi që u transferua gjatë këtij afati të skuadra rumune ndeshjen e nisi si titullar ashtu si Florent Hasani.

Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe Albion Rrahmani që rikthehet pas lëndimit.

Ndeshja miqësore u mbyll me rezultat 3:3 ndërsa Rrahmani ka shënuar një gol për Rapidin nga penalltia. /GazetaSport