Erling Haaland

Erling Haaland fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit

Erling Haaland e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirët të vitit, apo tashmë siç njihet me emrin “Gerd Muller Trophy”.

Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn.

Golat e tij ndihmuan Citizens të fitonin tripletën.

Norvegjezi ishte parashikuar deri në javët e fundit si fitues i Topit të Artë, mirëpo tashmë është bërë e ditur se Lionel Messi do ta fitojë për herë të tetë.

Askush nuk mund të mohojë atë që ka bërë sezonin e kaluar Haaland, derisa ylli i Citizens do të ketë mundësinë në vitet e ardhshme që të fitojë çmimin më të madhe individual.

Çmimi “Gerd Muller” nuk është një i vogël, duke ditur se nderohet sipas emrit të legjendës së madhe të futbollit, por edhe që është edhe si sulmuesi më efikas në botë.