Ergyn Ahmeti prezantohet te Dukagjini

Dukagjini vazhdon të përforcohet për edicionin e ri. Të mërkurën, klubi i futbollit nga Klina, e ka prezantuar mesfushorin, Ergyn Ahmetin.

25-vjeçari që luan si mesfushor qendror, edicionin e kaluar ishte pjesë e Dritës. Ndërkaq, karrierë ka bërë edhe te Trepça e Prishtina.  Me Prishtina ka arritur sukseset më të mëdha, duke luajtur edhe në garat evropiane. Deri me tani, Dukagjini është përforcuar edhe me Arbër Shalën dhe Henry Chibuezen.

Në edicionin 2021/2022, Dukagjini do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshjen e parë e luan si mysafir i Ballkanit.