Ambasadori i Turqisë në Serbi, Tanzhu Bilgiç ka paralajmëruar që se shpejti do të hapet fabrika turke në Serbi, e cila do t’i punësojë 2500 njerëz.
Bilgiç në hapjen e panairit të tekstilit ka thënë se gjatë vizitës së presidentit turk në Serbi, Rexhep Tajip Erdogan (në maj) do të hapet fabrika e tekstilit e investitorit turk në Kralevë e cila do të mundësojë punësimin e 2500 njerëzve, transmeton Ballkani.info.
Ai ka theksuar se investitorët turq në industrinë e tekstilit tashmë punësojnë 5000 njerëz në Serbi.
Sipas tij, investimet turke në Serbi deri më tash arrijnë në vlerën e 250 milionë eurove.
Në vitin 2018, shkënbimet tregtare ndërmjet Serbisë dhe Turqisë kanë qenë 1.2 miliardë dollarë, nga të cilat 50 milionë në sektorin e tekstilit, që është rritje prej 12 për qind. /Ballkani.info/







