Ambleistja e AAK-së në Komunën e Deçanit, Erblina Tahiraj thotë se figurën e kryeministrit, Ramush Haradinajt mund ta fyejnë vetëm njerëzit që kanë harruar se ç’është atdhedashuria.

“Për figurën e Ramush Haradinajt shpifin vetëm ata që e admirojnë fshehurazi dhe duan ta zënë vendin e tij. Ngase është kjo figura e Ramush Haradinajt, e vetmja që ka arritur t’u bëjë ballë armiqëve të etur për gjakun dhe tokat tona”, thotë ajo.

Sipas saj, në 24 Marsin e madh, Ramush Haradinaj detyroj serbët të tërhiqen nga Gllogjani e Deçani, ndërsa duke u bërë kryeministër i Kosoves, “i detyroj të largojnë nga vetja iluzionin se ne jemi Serbi”.

“Faktit që Ramush Haradinaj është kryeministri më i sukseshëm që kishte ndonjëherë Kosova nuk i gëzohen vetëm armiqët shekullor dhe qarqet e tyre që veprojnë në Kosovë”, shkruan në fund Erblina Tahiraj. /Ballkani.info/