Era Istrefi publikon fotografi të tjera atraktive në bikini nga pushimet në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është mjaftë aktive në rrjete sociale duke postuar fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo është duke shijuar pushimet verore së bashku me motrën e saj.

Ato kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion për të kaluar pushimet këtë vit, ndërsa ka publikuar fotografi nga momentet e këndshme që po kalon atje.

Ajo vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa qëndronte e ulur mbi një shkëmb.

E veshur me një palë bikini ngjyrë ari me shkëlqim, Istrefi ruajti mjaft mirë modestinë e saj, ndërsa në duar mbante telefonin e saj.