“Era diktaturë e hajni” – Zeka reagon pas suspendimit të policit që kritikoi shpenzimet e deputetëve

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pasi suspendimit nga puna të policit Amir Hoxha vetëm pse ai kritikoi shpenzimet e deputetëve duke e krahasuar me mospagesën e shujtave për policët.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se të gjithë në Kosovë duhet të jenë në përkrahje të fjalës së lirë.

Ai ka thënë se pushteti i ri me Vetëvendosjen në krye, sipas tij ka “aromë hajnie dhe diktature”.

Postimi i plotë i Zekës:

Sindikata e Policise dhe te gjithe koleget e mi gazetare, ne mbeshtetje te fjales se lire, ne perkrahje te policise te Kosoves.

Shtetit te udhehequr nga qeverite e kaluara i ka ardhur era hajni, tash diktature dhe hajni.

A ndegjuate çka thane VV-ja: Na pernime kena vjedhe, ama pasi qe na zbuluate, nuk do te vjedhim me!

Kjo ashte me ja shker*** trurin fukarase edhe budalles…