Epopeja e UÇK-së në Prishtinë mbyllet me ndezjen e flakadanëve në sheshin “Skënderbeu”

Epopeja e UÇK-së në kryeqytet është përmbyllur po ashtu me ndezjen e flakadanëve në sheshin “Skënderbeu”.

Kryetari i komunës Përparim Rama ka shkruar në Facebook në lidhur me këtë organizim që kujton qëndresën e familjes Jashari në Prekaz.

“Manifestimin në nderim e përkujtim të Epopesë së UÇK-së e përmbyllëm me ndezjen e flakadanëve në Sheshin “Skënderbeu”.”, ka shkruar ai në Facebook.

Nata e Zjarreve shënohet cdo vit si përmbyllje e Epopesë së UÇK-së ku kujtohet rënia e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz më 1998.