Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Smajl Veselit.

Hoxhaj ka bërë të ditur se ai ishte babai i heroit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Hoxhaj i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit.

“Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!