Enver Hasani tregon skenarët në rast mos certifikimit të Kurtit: Mund të bëhet kryeministër, por pastaj ndodhë kjo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka treguar se çka do të ndodhë në rast se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti emërohet kryeministër pa kandiduar fare në krye të listës.

Hasani tek emisioni ‘A Krasta’ e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese, teksa thotë se për dënime të tilla në Kosovë janë dënuar mbi 200 mijë persona.

“Janë 200 mijë vetë në Kosovë, për rrymë e për çështje të llojllojshme, mënyra se si është bërë kjo Gjykata ka thënë se Kushtetuta duhet t’i nënshtrohet ligjit e jo anasjelltas. Të gjithë jemi për pastërti të figurës. Kurti është epitom i atij politikani”, thotë ai.

Ai shton se për deputet është i sigurt se Kurti nuk do të lejohet të kandidojë. 

Megjithatë, tregon se edhe nëse emërohet kryeministër, këtë çështje do ta dërgojnë partitë tjera në Kushtetuese.

“Për deputet jam i sigurtë se do ta pengojë, po pastaj mund ta ngris edhe çështjen e kryeministrit ndërkohë. Vendimi ka defekt serioz profesional, juristat e dinë”, ka thënë Hasani.