Entuziazëm i jashtëzakonshëm, Fabregas prezantohet në klubin e Serie B

Como njoftoi transferimin e Cesc Fabregas. Kjo është një “goditje” e madhe për skuadrën në pronësi të familjes Hartono në këtë afat kalimtar.

Mesfushori spanjoll ka firmosur për dy vite me ekipin lombard.

Në moshën 35-vjeçare, spanjolli sjell përvojë dhe ‘brum’ kampioni: Kupa e Botës 2010 dhe dy Kampionatet Europiane në 2008 dhe 2012, të fituara me fanellën e Spanjës, shkëlqejnë në vitrinë.

“Unë vij me të njëjtën ambicie si gjithmonë”, tha ish-lojtari i Arsenal, Chelseat, Barcelonës dhe Monacos.

“Dua ta kthej klubin atje ku e meriton, në Serie A. “Unë i kam shënuar dy gola Buffon-it në karrierën time, dua t’i shënoj sërish. Seria B është një kampionat me cilësi, madje edhe skuadrat e rënë janë të forta.