Enis Bardhi e ka komentuar ndeshjen mes Levantes dhe Real Madridit.

Sulmuesi i Levantes, Enis Bardhi, ka thënë se ata e kanë merituar së paku një pikë, por që humbën me rezultat, 2:1, nga Real Madridi.

Sulmuesi shqiptar ka deklaruar pas ndeshjes së lojtarët madrilenë kanë simuluar jashtë mase në ndeshje, pasi çdo dy minuta kanë qëndruar të shtrirë.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe merituam më shumë, mirëpo ishte shumë e vështirë pasi lojtarët e Realit binin në tokë çdo dy minuta”, tha Bardhi.

“Tanimë dëshirojmë të jemi të përgatitur mirë edhe në vijim dhe t’i kthehemi fitoreve.”, ka shtuar më tej ai.