Engjëjt e braktisur: Rrëfim rrënqethës për fëmijët që refuzohen nga nënat në Kosovë

Vetëm nëntë muaj mund ta shijojnë ngrohtësinë e nënave, atëherë kur foshnjat gjenden në barkun e tyre.

Por, për fatin e keq, disa prindër zgjedhin që bebet e tyre t’i lënë nën mëshirën e askujt, duke i braktisur që në momentin e lindjes. Në repartin e fëmijëve të braktisur aktualisht është duke qëndruar një foshnje. Ndërkohë që nga viti 2018 e deri në muajin tetor në repartin e Neonatologjisë janë pranuar 9 foshnje të braktisura. Në Klinikën e Neonatologjisë tregojnë se pikërisht në sallën e lindjes, këto “nëna” e bëjnë deklaratën e tmerrshme, se i porsalinduri i tyre është i padëshiruar.

Përqafimin e parë pas braktisjes së prindërve, këtyre foshnjave ua jep motra Naile Nitaj, infermiere në repartin e fëmijëve të braktisur. Nitaj ka 36 vite punë që ua ka kushtuar foshnjave. Ajo për emisionin ‘Human’, në T7 ka dhënë detaje rreth trajtimit të këtyre foshnjave në Klinikën e Neonatologjisë.

“Sa i përket kujdesit në Klinikën tonë, jepet maksimumi për to. Prej higjienës, ushqyeshmërisë e deri tek kontrollet e këtyre foshnjave. Ne kujdesemi për këto foshnje deri sa të bëhen gati me i dërgua në institucionet tjera”, tregon Nitaj, duke rrëfyer se momenti i ndarjes me këto foshnje përjetohet shumë rëndë nga ana e stafit mjekësorë.

“Ne këtu, jemi afër tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë:, ka sqaruar ajo.

E përgjatë nëntë muajve të parë të këtij në Neonatologjinë e QKUK’së janë pranuar nëntë foshnja të braktisura

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/283581032271813/?t=0