Kandidati për deputet nga radhës e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, është shprehur i frymëzuar për të vazhduar më tutje me energji të madhe pas tubimit në qytetin e Ferizajt.
Nisma prezantoi kandidatët për deputet në këtë komunë, ku u pritën nga një numër i madh i qytetarëve.
“Sot, bashkë me kryetarin Limaj, morëm pjesë në një tubim mbresëlënës në Ferizaj, ku u prezantuan kandidatët e NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme. Energjia, përkrahja dhe besimi i treguar aty na dha një mesazh të qartë: Ferizaj është gati për ndryshim dhe për ta çuar përpara Kosovën tonë! Ky tubim na frymëzoi dhe na dha forcë të re për sfidat që kemi përpara. Zëri juaj dhe mbështetja juaj janë shtylla e përpjekjeve tona për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët. NISMA Socialdemokrate është këtu për ta bërë ndryshimin realitet – jo me premtime të kota, por me #veçVEPRA. Faleminderit, Ferizaj! Ky është vetëm fillimi i një rruge që do ta ndryshojë Kosovën! Bashkë do ta realizojmë këtë vizion!”, thuhet në postimin e tij.







