Ende nuk është larguar kamioni që u rrokullis mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Në aksidentin ku u rrutullua një kamion në magjistralen Prishtinë – Pejë, raportohet se ka mbetur i lënduar ngasësi i kamionit.

Gazeta Demos ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjws, ku shihet se kamioni ende nuk është tërhequr nga rruga.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes: