Enca vazhdon me poza provokuese nga Franca, vë në pah linjat atraktive në bikini

Enca Haxhia është duke shijuar disa ditë të mira në Francë, më saktësisht në Paris – në njërin prej vendeve më të bukura atje.

Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi, në të cilën shfaqet në një palë bikini të kuqe, e me një xhaketë të atij lloji.

https://www.instagram.com/p/B4HqbkTgXsZ/

Fotografia në fjalë e bën të duket 24-vjeçaren mjaft në formë, përkundër se shpesh paragjykohet për kilogramët e tepërt.

“Po ku ke pas ti najhere naj Enc?!”, ka shkruar krahas këtij imazhi artistja Haxhia, pranë të cilit pranoi komente të llojllojshme.

Ajo veç tjerash është shumë aktive me projekte muzikore, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku dhe fansat e saj të shumtë.

“Jealous” mban titullin projekti i saj i fundit, derisa së shpejti pritet të sjell këngën e re “Mwah”.