Emre Can mund të rikthehet në Premier League

Aventura e Emre Can te Juventusi mund të përfundojë më herët nga çfarë ishte menduar.

Në fakt shenjat e para të “divorcit” mes mesfushorit dhe klubit bardhezi u dhanë në fillim të këtij sezoni, teksa turko-gjermani u la jashtë listës Champions nga trajneri Maurizio Sarri.

Fillimisht 25-vjecari pati një reagim të ashpër ndaj një vendimi të tillë, por më pas deklaroi se do ta shfrytëzojë vendimin e trajnerit si një stimul për të punuar më tepër.

loading…


Duke parë situatën e mesfushorit, Manchester United ka nisur të interesohet dhe sipas mediave angleze është gati të bëjë një ofertë për ta rikthyer 25-vjecarin në Premier League.

Për ish lojtarin e Liverpoolit, Juventusi kërkon të paktën 35 milionë euro.