Emre Can i zhgënjyer me vendimin e Juventusit për ta lënë jashtë listës së Championsit

U përjashtua së bashku me Mandzukicin nga lista e Championsit të Juventusit.

Emre Can shpërthen pas këtij veprimi të klubit dhe trajnerit Sarri: “Jam shumë i zemëruar, mbi të gjitha sepse javën e kaluar më premtuan diçka ndryshe”.

Mesfushori gjerman konfirmon se emri i tij ka qenë në qendër të disa negociatave të merkatos dhe një nga kushtet për të qëndruar, referuar fjalëve të tij, të raportuara nga mediat gjermane, ishte premtimi i përfshirjes në listën e Championsit.

“Në vend të kësaj, dje mora një telefonatë, e cila nuk zgjati as një minutë, ku më thanë që kisha mbetur jashtë”, – thotë Emre Can, i ardhur si lojtar i lirë te bardhezinjtë.

Ai nuk mund të japë një shpjegim për zgjedhjen e trajnerit Sarri: “Nuk di ç’të them. Në sezonin e kaluar kam luajtur disa ndeshje të bukura, mbi të gjitha në Champions”.

Futbollisti gjerman po llogarit një përballje me Juventusin, pas kthimit nga kombëtarja: “Unë do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin, pasi të kthehem”.

loading…