Emre Can i nënshtrohet operacionit

Lideri i Serie A, Juventusi ka konfirmuar përmes një komunikate se mesfushori Emre Can i është nënshtruar operacionitnë gjendrën tiroide.

Mesfushori turko-gjerman e ka kaluar me sukses operacionin në gjendrën tiroide, ka njoftuar klubi nga Torino.

“Operacioni është mbajtur në Frankfurt nga profesor Vorlaender dhe ka kaluar me sukses. Prognozat për rikthimin e Can në fushë mbeten të konfirmohet në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.

Emre Can iu bashkua Juventusit verën e kaluar prej Liverpoolit, ndërsa ka bërë 8 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” në Serie A, ndërsa pritet t’i humb ndeshjet ndaj Cagliarit në fundjavë dhe kundër Manchester Unitedit mesjavën e ardhshme në Champions League.