Emrat e 23 personave që iu ngrit aktakuzë sot nga Prokuroria për dallaveret me patent-shoferë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë sot ndaj 31 personave me dyshimet për dallavere me patent-shoferë.

Ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë keqpërdorur pozitën, kanë pranuar ryshfetë, kanë falsifikuar dokumente dhe ngarkohen me veprën penale për moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre.

Indeks ka siguruar emrat e 23 personave të cilëvë iu është ngritur aktakuza sot nga Prokuroria Themelore.

Adem Binakaj, Agim Restelica, Ava Kurteshi, Avdush Topalli, Azem Miftari, Burim Jashari, Dragan Zhivkoviq, Eduart Brahimaj, Fejzullah Ejupi, Filiz Krasniqi, Filloreta Ajvazi, Flamur Lekaj, Flora Ferizi, Haki Jashari, Labinot Ajeti, Laurat Shehu, Liljana Bozhanic, Magbule Mehmeti, Naser Bislimi, Naser Llugaliu, Premtim Topalli, Shkëlqim Statofci dhe Shaban Zuka janë personat që u është ngritur sot aktakuza.

Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë (7) dëshmitarëve bashkëpunues dhe një (1) marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për dyzetepesë (45) kandidatë.