Emocionuese: Luan Haradinaj para shtatores së Babait, Shkëlzenit “Po e ndjej që je krenar me mua“

Sot në Pejë është bërë zbulimi i shtatores së heroit të Kombit Shkelzen Haradinaj.Ballkani.info

Në këtë tubim pjesëmarrës ishte dhe djali i Shkelzenit, Luan i cili i ka bërë një dedikim emocionues Babait të tij.

Ai në rrjetin e tij social ka shkruar se: “Po e ndjej që je krenar me mua“

Statusi i plotë i Luanit

Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot.
Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.
Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë.
Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne.